Kompani

SALVINI HOTEL SUPPLIES, është në treg që nga viti 2003 për pajisje hotelerie, në menyrë për të permbushur me të gjitha sendet e nevojshme ambjentet e resorantit dhe barit. Përveç aktivitetit tregtar, ajo po merret tashmë dhe me prodhimin dhe përpunimin e artikujve të ndryshëm, duke i dhënë emrin "SALVINI" si markë tregtare në shumë produkte si dhe për sipermarrjen e një projekti të tërë. Zhvillimi i kesaj dinamike, na mundëson të pranojmë dhe të dorëzojmë porosi të veçanta me fleksibilitet në modelimin dhe zgjedhjen e materialeve, dimensioneve, dizenjove, logove, etj. Kështu, arrimë të plotësojmë çdo kërkesë të veçantë. Gama e gjerë e produkteve në dispozicion inspektohet nga çdo autoritet kompetent dhe ka certifikata të vërtetësisë dhe cilësisë së mirë.

"Motoja" e kompanisë sonë "from the entrance, to the room" u mundëson klientëve të saj të zgjedhin nga tapeti i hyrjes, karrocat e bagazhit, sinjalistikë të personalizuar, tavolina dhe karrige restoranti, gjithçka të nevojshme për mirëmbajtjen e shtëpisë, një larmi të gjerë të artikujve, minibare , kasaforta, bolier, tharëse flokësh, perde black out dhe transparente, sisteme hekurosjeje, komoditete, pantofla, pajisje dhome dhe banjo si dhe një larmi e gjerë pëlhurash tapicerie me të gjitha standartet e nevojshme për hapësiratë e brendshme dhe të jashtme përmes bashkëpunimeve ekskluzive.

Që nga momenti i parë këto janë mundësuar nga një ekip operativ i shkëlqyer , me përvojë dhe njohuri teknike, dhe zbaton një sistem menaxhimi të plotë, në të gjitha nivelet e proceseve. E gjithë puna mbikëqyret nga një staf i kualifikuar, duke siguruar cilësi të shkëlqyeshme dhe estetikë të lartë të produkteve në dispozicion përmes një rrjeti të fortë shitjesh, në të gjithë Evropën me çmime konkurruese. Organizimi perfekt është garancia e vazhdimesis tonë.